Janë mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Dueli më i fortë i javës, Laçi – Pogradeci, u mbyll në barazim 0–0. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi Lushnja – Kukësi.
Burreli mori një fitore të rëndësishme ndaj AF Luftëtarit, me rezultatin minimal 1–0. Në Fier, Apolonia triumfoi 2–0 ndaj Besës së Kavajës, duke marrë tre pikë të vlefshme për renditjen.
Korabi fitoi në shtëpi 3–2 ndaj Kastriotit, në një ndeshje me ritëm dhe gola. Takimi Iliria – Skënderbeu nuk u zhvillua. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.
Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.
Kategoria e Parë, java 14
KF Laçi – Pogradeci 0-0
Lushnja – Kukësi 0-0
Burreli – AF Luftëtari 1-0
Apolonia – Besa 2-0
Korabi – Kastrioti 3-2







