Në fjalën e tij për “Sky Sport”, Giorgio Chiellini u ndal edhe te lotët e Cristiano Ronaldos, të parë në mbarë botën në ndeshjen e tij me Portugalinë, pasi humbi një penallti ndaj Sllovenisë.
“Është hera e parë që ndodh dhe mbi të gjitha ndodhi gjatë ndeshjes, kështu që do të thotë se edhe ai është njeri, pavarësisht se duket si një ‘makineri’. Edhe ai, gjithashtu, mund të ketë një avari, edhe pse më pas vazhdoi të ekzekutonte një penallti të madhe.
Ky ishte një kolaps jo normal gjatë ndeshjes, ndërsa do të ishte normale t’i ndodhte në fund të lojës. Gjithsesi, pavarësisht atij momenti të vështirë, Ronaldo arriti të gjente qartësi të madhe në fund”, – mendon Chiellini për ish-shokun e tij të Juventusit.