Manchester United synon të mbledhë para gjatë verës. Sipas portalit Give Me Sport, Djajtë e Kuq shpresojnë të mbledhin 100 milionë sterlina duke shitur letrat e Jason Sancho dhe Mason Greenwood gjatë merkatos së ardhshme.
Greenwood, një anësor i lindur në vitin 2001, aktualisht është i huazuar te Getafe dhe deri më tani ka shënuar 10 gola dhe 6 asistime në 32 paraqitje.
Sancho, me të njëjtin rol, por i lindur në vitin 2000, sot është si huazim te Borussia Dortmund dhe ka bërë 20 paraqitje këtë sezon me 3 gola dhe 2 asistime. I pari vlerësohet 15 milionë euro, i dyti 25 (burimi: Transfermarkt).