Morata i tunduar nga Milan-i, por një premtim e bën të ngurrojë

6 Korrik 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Cila do të jetë e ardhmja e Alvaro Morata-s?

Tundimi i Milan-it ekziston, spanjolli po mendon vërtet të pranojë propozimin e kuqezinjve dhe ka marrë disa ditë kohë për të vendosur.

Zgjedhja nuk është e lehtë, sepse nga njëra anë është mundësia për t’u kthyer në Itali dhe gjithashtu për të kënaqur familjen, për të provuar një eksperiencë të re në një klub tjetër.

Nga ana tjetër është një premtim i bërë kohët e fundit për tifozët e Atletico Madridit, që do të qëndrojnë derisa të fitojnë diçka.

Morata është në mëdyshje, po mendon së bashku me rrethin e ngushtë se çfarë zgjedhje të bëjë për karrierën e tij. Ndërkohë, Milani po i mban të gjalla marrëdhëniet me menaxherin e lojtarit dhe po punon për pagën.

Është e vërtetë që Djalli do të donte të kënaqte kërkesat e Morata-s, por  nuk dëshiron të shkojë përtej kufijve. Ideja e klubit është t’i ofrojë 5-6 milionë në sezon për tre vjet. Një shifër që mund të kënaqte edhe Morata-n.

Ky është lajmi i dhënë nga Corriere dello Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit