Hapoel kryeson renditjen e Euroleague, Real Madrid “shkatërron” Barcelona në derbin spanjoll

17 Janar 2026
8:43
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 22-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, me Hapoel Tel Aviv që vazhdon të komandojë renditjen. Ekipi izraelit fitoi 81-73 në fushën e Villeurbanne.

Vëmendja ishte te derbi spanjoll, ku Real Madrid mposhti thellë 80-61 Barcelonën, në një ndeshje pa histori. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 14 fitore e 8 humbje secila, të dyja në zonën play off.

Kampionët në fuqi të Fenerbahce fituan me vështirësi 82.79 ndaj Valencia Basket, ndërsa italianët e Virtus Bologna mposhtën 80-72 Dubai Basketboll, duke synuar zonën play out.

Euroleague-Raundi i 22-të

Partizan Beograd – Olympiacos, 66-104

Dubai Basketball – Virtus Bologna, 72-80

Anadolu Efes – Baskonia Gasteiz, 75-89

Bayern Munich – Panathinaikos, 85-78

Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 100-97

Armani Milano – Crvena Zvezda, 96-104

Paris Basketball – Monaco, 87-95

Fenerbahce – Valencia Basket, 82-79

Villeurbanne – Hapoel Tel Aviv, 73-81

Real Madrid – Barcelona, 80-61

Lajme të tjera

Lajmet e fundit