Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste në grand slam-in e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër. Serbi Novak Djokovic avancon mes 4 më të mirëve pa zbritur farë në fushë.
Ish-numri 1 në botë përfitoi nga tërheqja e rivalit të tij, neo-zelandezit Alex de Minaur, i dëmtuar. Përballë Djokovic do të jetë italiani Lorenzo Musetti, që mundi 3-2 (3-6, 7-6, 6,2 3-6, 6-1) në çërekfinale amerikanin Taylor Fritz.
Kjo është hera e parë që Musetti shkon në finalen e një turneu të madh dhe do të sfidojë Djokovic. sfida tjetër është ajo mes Carlos Alcaraz dhe Daniil Medvedev.
Te femrat, tenistja kazake Elena Rybakina, numri 3 në botë, mundi 2-2 (6-3, 6-2) ukrainasen Elina Svitolina dhe shkon në gjysmëfinale. Në çerekfinalen tjetër, çekja Barbora Krejcikova mundi 2-0 (6-4, 7-6) letonezen Jelena Ostapenko.