Wardley: Pasi të mposht Dubois do t’i ofroj Fury mundësinë të duelojë për titullin

26 Shkurt 2026
13:34
Telesport
back button

Boksieri britanik Fabio Wardley ka bërë thirrje për një përballje të peshave të rënda me Tyson Fury para fundit të vitit, për sa kohë që ai mbron me sukses titullin kampion boite të kategorisë WBO kundër Daniel Dubois.

Wardley do të mbrojë kurorën e tij në peshën e rëndë kundër Dubois, ish-kampionit të IBF që i shkaktoi Anthony Joshua një humbje shkatërruese me nokaut në vitin 2024.

Ata do të boksojnë më 9 maj në Mançester, ndërsa Tyson Fury do të kthehet më 11 prill për t’u përballur me Aslanbek Makhmudov në stadiumin e Tottenham. Fitorja mund ta çojë Wardley në një duel me Fury, ish-kampionin dy herë të botës në peshën e rëndë dhe ende një nga yjet më të mëdhenj në sport.

Le të shpresojmë. Nuk e di se sa me siguri mund të flasësh në një sport të tillë dhe që përfshin Tyson Fury. Kjo do të ishte ideale, kjo do të ishte fantastike. Do të ishte një ndeshje e shkëlqyer, duke e testuar përsëri veten kundër njërit prej më të mirëve”, tha Wardley.

Por, ai do t’i ofrojë Fury një shans për titullin WBO nëse e mban rripin kundër Dubois. Kjo do t’i jepte Fury mundësinë për t’u bashkuar me emra si Muhammad Ali, Evander Holyfield dhe Lennox Lewis, që janë shpallur tre here kampion bote në peshën e rëndë.

Pata një ftesë të hapur për të në fillim të vitit para se të vendoste për duelin e tij me Makhmudov dhe para se unë të regjistroja ndeshjen time me Daniel. I thashë shiko, nëse do të shkojmë menjëherë, mund të shkojmë menjëherë, nuk është problem”, shprehet Wardley.

Por, ai dëshiron pak ngrohje dhe dëshiron ta kalojë këtë dhe të shohë se si ndihet, bla, bla, bla. Në rregull, kjo nuk më shqetëson mua. Do të jem ende gati për Fury dhe do të pres pasi të mbaroj me Daniel për një ndeshje masive“, shtoi Wardley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit