Partizani i pandalshëm, mposht Skënderbeun në finale dhe fiton Ligën “Gjergj Kastrioti”

1 Mars 2026
17:43
Telesport
back button

Partizani fitoi të dielën edicionin e radhës së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu që bashkon ekipet nga Shqipëria e Kosova. Në finalen e luajtur në Farkë, skuadra kryeqytetase mundi 3-0 Skënderbeun (25-21, 25-22, 25-22).

Një ndeshje e dueluar dhe emocionuese në të trija setet, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren. Skuadra korcare arrinte të duelonte deri në pikën e 20-të dhe më pas nuk arrinte dot të bënte hapin final pët të fituar.

Përvoja e skuadrës së Partizanit bëri diferencën në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren dhe ngritur lart trofeun e radhës. Kjo meritë e trajnerit Ylli Tomorri dhe lojtarëve të tij, që dominojnë edhe në kampionat.

Gjymëfinale

Partizani – Tirana, 3-0

Skënderbeu – Ferizaj, 3-2

Finale

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Lajme të tjera

Lajmet e fundit