Shqipëria humbet në Shkodër sfidën me Sllovakinë dhe i thotë “lamtumirë” kualifikueseve

3 Mars 2026
8:33
Telesport
back button

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj humbi 94-68 ndaj Sllovakisë në takimin e vlefshëm për fazën para-eliminatore të Eurobasket. Kjo është humbja e tretë e Shqipërisë në Grupin C, në po kaq takime të luajtura, duke u pozicionuar në vendin e fundit.

Ndeshja e luajtur në Shkodër në përgjithësi u dominua nga miqtë, që pas një periode të parë të ekuilibruar arrijnë të shkëputen. Çereku i parë përfundoi 17-15 për Sllovakinë, që më pas udhëheq 47-35 në përfundim të pjesës së parë.

Shqipëria jep shenja në periodën e tretë, të cilën e fituan dhe ngushton shifrat 64-57, por pa patur dot forcën t’i përmbysë ato. 10-minutëshi i fundit është një dominim total i Sllovakisë, që shkëputet ndjeshëm dhe fiton 94-68.

Taflaj dhe Tola, me nga 16 pikë secili, ishin dy shënuesit më të mirë për Shqipërinë. Suksesi lë sllovakët në krye të grupit me pikë të plota, ndërkohë që mes tyre dhe Shqipërisë është Kosova në vendin e dytë, ndaj së cilës Shqipëria do të mbyllë këto eliminatore në korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit