UFC zyrtarizon 6 duelet e para që do të zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë, dy sfida për titull

9 Mars 2026
11:17
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka zyrtarizuar disa nga duelet që do të zhvillohen më 14 qershor në eventin e madh të arteve marciale mikse që do të organizohet në Shtëpinë e Bardhë. Para eventit UFC-326, që u zhvillua të dielën në Las Vegas, u publikuan 6 duelet e para.

Deri më tani është zyrtarizuar vetëm një duel për titullin kampion bote, ai i peshës së lehtë mes kampionit të dyfishtë, gjeorgjianit Ilia Topuria (i pamposhtur me 18 fitore) dhe sfidantit amerikan Justin Gaethje (27 fitore, 5 humbje). Ky i fundit mban titullin e përkohshëm të kësaj peshe

Një tjetër sfidë e fortë është ajo për titullin e përkohshëm të peshës së rëndë mes brazilianit Alex Pereira dhe francezit Ciryl Gane. Një sfidë që pritet e fortë. Në kafaz do të duelojë edhe një tjetër ish-kampion bote, amerikani Sean O’Malley, që do të duelojë me kanadezin Aiemann Zahabi.

Në këtë event do të duelojë edhe veterani Michael Chandler, ndërkohë që në ditët e ardhshme priten të tjera surpriza për sa i përket këtij eventi, që përkon me 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës.

UFC-White House

Ilia Topuria – Justin Gaethje

Alex Pereira – Ciryl Gane

Sean O’Malley – Aiemann Zahabi

Mauricio Ruffy – Michael Chandler

Bo Nickal – Kyle Daukaus

Diego Lopes – Steve Garcia

Lajme të tjera

Lajmet e fundit