Në ndeshjet e sotme në NBA është regjistruar një rekord fantastik. Në fitoren 150-129 që Miami arriti ndaj Washington, basketbollisti Bam Adebayo realizoi 83 pikë për ekipin nga Florida.
Kjo është paraqitja e dytë më e mirë individuale për një basketbollist në NBA, pas 100 pikëve të realizuara nga Wilt Chamberlain më 2 mars 1962, në një ndeshje Philadelphia-New York.
Paraqitje që thyen edhe shifrën e 81 pikëve të Kobe Bryant në Lakers-Toronto, më 22 janar 2006. Ndaj, kjo do të jetë një mbrëmje që do të hyjë në historinë e NBA, me Adebayo që realizon diçka të çmendur.
Bam Adebayo nuk konsiderohet një fenomen absolut, por gjithnjë ka qenë mes 20-25 basketbollistëve më të mirë në NBA sezonet e fundit. Ai realizoi 31 pikë që në periodën e parë.
Ylli i ekipit nga Florida luajti 41’54”, duke realizuar 36 pikë nga gjuajtjet e lira. “Këto janë momente të veçanta. Nuk do ta harroj kurrë këtë mbrëmje”, tha basketbollisti Bam Adebayo.








