Colturi rikthehet në pistë, renditet e shtata në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Suedi

14 Mars 2026
13:59
Telesport
back button

Lara Colturi e ka mbyllur në vendin e shtatë garën e sllallomit gjigand zhvilluar sot në Suedi, në pistën e Are. Skiatorja kuqezi iu rikthye sot garave pas Lojërave Olimpike “Milano-Cortina 2026”, duke bërë një paraqitje të mirë.

Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1‘13“60, duke u renditur në vendin e 11-të. Në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 1’11“31. Kështu, me kohën e përgjithshme 2‘24“91, Colturi u klasifikua në vendin e shtatë.

Një garë e mirë për skiatoren 19-vjecare kuqezi, që në zbritjen e dytë fitoi katër pozicione, duke fituar pikë të rëndësishme në klasifikimin e përgjithshëm. Fituese e kësaj gare doli skiatorja austriake Julia Scheib (2‘22“41).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit