Fury: Isha në Tajlandë për pushime por më ra dielli në kokë, rikthimi në ring erdhi krejt papritur

24 Mars 2026
9:21
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, në një intervistë pr “Sky Sport”, këmbënguli se nuk kishte ndërmend të kthehej kurrë në boks, pas lamtumirës që bëri 14 muaj më parë, kur humbi revanshin me Usyk.

Megjithatë, më 11 prill, dalja e tij e shkurtër në pension do të marrë fund kur ai të ndeshet me Arslanbek Makhmudov në stadiumin Tottenham në Lodër. Nuk është aspak hera e parë që Fury është tërhequr dhe më pas ka ndryshuar kurs, por ai është i bindur se ky rikthim nuk ishte planifikuar paraprakisht.

Ai udhëtoi në Tajlandë në fund të vitit të kaluar, rriti intensitetin e stërvitjes së tij dhe ngjarjet morën vrullin e tyre. Ai është ende në Tajlandë, i zhytur thellë në kampin stërvitor për një ndeshje që është tre javë larg.

Ky kthim, pohon ai, nuk ishte i pashmangshëm. Ishte impulsiv. Joshja e kthimit në ring para një turme të zhurmshme është e vështirë të hiqet dorë, madje edhe për një ish-kampion bote dy herë në peshat e rënda.

Është mirë që jam kthyer. Erdha në Tajlandë vetëm për pushimet e Krishtlindjeve me familjen time. Isha ende në pension kur erdha këtu. Nuk kisha ndërmend të kthehesha. Dielli më solli përsëri në ring”, tha Fury.

Ndihesha aq mirë sa mendova se do të shkoja në kamp këtu, do të stërvitesha dhe do të ndeshesha. Dhe pikërisht këtë bëra. Nuk kisha ndërmend të kthehesha kur erdha këtu në dhjetor. Isha i lumtur në pension“, vazhdoi ai.

Dhe pastaj dielli, pak stërvitje dhe një gjë çoi në një tjetër dhe gjë tjetër nënshkrova një kontratë të madhe. Gjëja tjetër është në stadiumin Tottenham Hotspur dhe bota do ta shikojë atë“, deklaroi ish-kampioni i botës në peshën e rëndë.

Më tej, Fury tha: “Kanë kaluar katër vjet që kur isha për herë të fundit në Tottenham, kur isha për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë një ndeshje aty. Katër vjet. Mezi pres të kthehem atje dhe të shijoj pak nga ajo atmosferë”.

“Nuk ka asgjë si një stadium futbolli në Mbretërinë e Bashkuar që të të vë në lëvizje”, shtoi britaniku, që foli edhe për Makhmudov, një kundërshtar i fortë, veçanërisht për një ndeshje rikthimi. Por Fury premton të frymëzohet atë natë.

E tëra çfarë mund të them është se Makmudov është në telashe serioze. Ai është në telashe. Makhmudov është në telashe. Ai është një njeri i fortë, ka pasur disa humbje si unë, dhe ka pasur shumë nokaut, rreth 20 nokaut”, tha Fury.

Ne jemi në moshë të ngjashme, në madhësi e peshë të ngjashme, në rekord të ngjashëm. Unë isha kampion bote, ai ishte nr. 2 në renditje kur isha kampion i ËBC. Ai ishte një nga ndeshjet që më ofruan në fakt. Tani po e bëjmë, kështu që ja ku jemi. Le të fitojë më i miri“, përfundoi Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit