Gabriel është bërë lojtari i katërt i Arsenal që është dëmtuar në 24 orët e fundit, duke u detyruar të tërhiqet nga largohet nga ekipi kombëtar. Kryesuesit e Premier League kanë gjashtë lojtarë që janë konsideruar të padisponueshëm për ekipet e tyre kombëtare gjatë këtij pushimi.
Brazili thotë se Gabriel, i cili luajti 90 minuta në humbjen e Arsenal në finalen e Carabao Cup ndaj Man City të dielën, është ankuar për dhimbje në gjurin e djathtë. “Skanimet zbuluan se mbrojtësi nuk ishte i aftë për të luajtur në dy miqësoret”, tha Federata Braziliane e Futbollit.
Më herët, edhe qendërmbrojtësi tjetër William Saliba, u tërhoq nga skuadra e Francës po i dëmtuar, ndërsa pasi Eberechi Eze dhe Leandro Trossard u tërhoqën respektivisht nga skuadrat e kombëtareve të Anglisë dhe Belgjikës.
Martin Odegaard, Jurrien Timber dhe Mikel Merino janë gjithashtu jashtë prej kohësh për “topçinjtë” dhe nuk do të marrin pjesë për vendet e tyre këtë muaj. Ndërsa Bukayo Saka dhe Declan Rice janë në listën e 11 lojtarëve të Anglisë që u është dhënë pushim këtë javë dhe do t’i bashkohen kampit të “Tre Luanëve” vetëm në fundjavë.







