Rodri, mesfushori i Spanjës, u shpall mbrëmë si MVP i Euro 2024. Lojërat e tij të mira i dhanë atij me meritë këtë çmim prestigjioz. Duke folur pas triumfit 2-1 ndaj Anglisë në finale, mesfushori u shpreh i kënaqur për trofeun.
“Siç e kam thënë edhe më parë, duke qarkulluar topin e duke luajtur si një ekip i madh, apo edhe duke luajtur si një ekip i vogël, Spanja është një vend i madh. Ne patëm disa zhgënjime, por nuk u dorëzuam kurrë dhe jemi në histori”, tha Rodri.
“I mundëm të gjitha skuadrat e mëdha: Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Anglinë. Por ne nuk duam të ndalemi këtu”, tha më tej mesfushori i Manchester City. Ai pranon se ka plane të tjera për të ardhmen me kombëtaren.
“Kupa e Botës? Nuk i dihet. Le të festojmë së pari këtë triumf në Europian. Në futboll dhe në jetë gjërat ecin shumë shpejt, por shpresojmë të jemi në gjendje të festojmë të gjithë së bashku në Madrid”, tha Rodri.