Skuadra turke e Fenerbahce u mund 92-82 në fushën e saj nga Zalgiris Kaunas, por ruan kreun e renditjes së Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 34-t. Në vendin e dytë renditen Olympiacos dhe Real Madrid, që fituan në ndeshjet e radhës.
Grekët mundën 104-87 Paris Basketball jashtë fushe, ndërsa spanjollët triumfuan 82-71 ndaj Anadolu Efes. Në zonën play off, mes gjashtë skuadrave që avancojnë direkt në cerekfinale, janë edhe Valencia Basket, Hapoel Tev Aviv e Zalgiris Kaunas.
Betejë e fortë edhe për zonën “play in” (vendet 7-10), ku aktualisht ndodhen Panathinaikos, Barcelona, Crvena Zvezda dhe Monaco. Këto skuadra luajnë për dy vendet e fundit që të cojnë në play off. Jashtë kësaj gare duken ekipet italiane, që kanë zhgënjyer këtë sezon.
Euroleague-Raundi i 34-t
Paris Basketball – Olympiacos, 87-104
Bayern Munich – Villeurbanne, 93-83
Armani Milano – Virtus Bologna, 103-87
Maccabi Tel Aviv – Dubai Basketball, 104-100
Real Madrid – Anadolu Efes, 82-71
Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 82-92
Panathinaikos – Monaco, 107-97
Partizan Beograd – Valencia Basket, 110-104
Barcelona – Zrvena Zvezda, 92-88
Baskonia Gasteiz – Hapoel Tel Aviv, 118-109







