San Antonio triumfon ndaj Warriors, ekipet e Denver, Boston e New York fitojnë jashtë fushe

2 Prill 2026
8:45
Telesport
back button

San Antonio vijon të shpresojë për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 127-113 në fushën e Golden State. Tjetër ndeshje e mirë e gjigandit Victor Wembanyana, që realizoi 41 pikë e 18 rebound për Spurs. Fitore të vështirë korri Houston, që mundi 119-113 Milwaukee, me dyshe Sheppard-Sengun që realizoi 52 pikë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Boston, që triumfoi 146-129 ndaj Miami. Jaylen Brown me 43 pikë ishte lider në fushë për Celtics. Edhe Philadelphia “shpërthen” duke triumfuar 153-131 ndaj Washington. Paul George realizoi 39 pikë për miqtë.

Denver bën detyrën, duke mundur 130-117 Utah Jazz dhe korrën suksesin e shtatë radhazi. Jamal Murray realizoi 37 pikë për Nuggets. Jashtë fushe triumfon edhe New York, që mundi 130-119 Memphis. Për nju-jorkezët u dallua Anunoby me 25 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Atlanta, 101-130

Washington – Philadelphia, 131-153

Miami – Boston, 129-147

Chicago – Indiana, 126-145

Houston – Milwaukee, 119-113

Memphis – New York, 119-130

Toronto – Sacramento, 115-123

Utah Jazz – Denver, 117-130

Golden State – San Antonio, 113-127

Lajme të tjera

Lajmet e fundit