UFC-327/ Dy veteranë në kafaz duel për titullin vakant, çeku Prochazka synon rikthim kampion bote

8 Prill 2026
9:43
Telesport
back button

Këtë fundjavë, në Majemi do të zhvillohet eventi UFC-327 në artet marciale mikse (MMA). Një event që pritet me shumë interes, teksa sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote të peshës “light-heavyweight” (pesha deri 93kg), titull që për momentin është vakant.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë çeku Jiri Prochazka (32 fitore, 5 humbje e 1 barazim), dikur kampion në këtë Divizion si dhe neozelandezi Carlos Ulberg (13 fitore e 1 humbje). Një sfidë që nuk ka favoritë, pasi Ulberg ka fituar 9 duelet e fundit dhe nuk humbet prej vitit 2021.

Ndërsa Prochazka beson se përvoja e fituar ndër vite do ta ndihmojë të vendosë sërish kurorën. Në kafaz, në këtë event do të duelojë edhe Dominick Reyes, që dikur ka dueluar dy herë për titullin e këtij Divizioni, por pa mundur ta fitojë. Në total, do të zhvillohen 12 duele.

UFC-327, duelet kryesore

Jiri Prochazka – Carlos Ulberg

Azamat Murzakanov – Paulo Costa

Curtis Blaydes – Josh Hokit

Dominick Reyes – Johnny Walker

Cub Swanson – Nate Landwehr

Lajme të tjera

Lajmet e fundit