Numërimi mbrapsht për kalimin e Alvaro Morata te Milan ka nisur zyrtarisht. Sot, drejtuesit e kuqezinjve do të jenë në Madrid për të paguar klauzolën prej 13 milionë euro tek Atletico dhe për të ndjekur nga afër vizitat mjekësore të sulmuesit, i cili do të niset për pushime pas fitores së Euro 2024 me Spanjën.
Morata do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare (plus opsionin e një viti tjetër), me rreth 5 milionë euro në sezon. Ai do të jetë përforcimi i parë i trajnerit Fonseca. “Erdha në Madrid sepse doja t’u thosha lamtumirë shokëve të skuadrës dhe trajnerit. Milan? Më duhet të kryej vizitat mjekësore fillimisht, por…“, tha Morata
Ndarja mes Alvaro Morata dhe Atletico Madrid nuk do të përfundojë në gjyq, por sigurisht që do të sjellë disa pasoja. Presidenti Cerezo e bëri të qartë se sulmuesi spanjoll vendosi në mënyrë të pavarur të largohej nga “colchoneros” dhe këtë gjest klubi spanjoll nuk e ka mirëpritur.