Simeone dhe bashkëshortja ndërtuan një perandori imobiliare në Madrid; 180 apartamente dhe 7 ndërtesa

13 Prill 2026
8:14
Alfred Lleshi
back button

Diego Pablo Simeone nuk është vetëm një trajner i njohur për periudhën e gjatë tek Atlético Madridi, me ulje-ngritje, por edhe sipërmarrës i zoti. “Cholo” e ndan jetën mes futbollit dhe një aktiviteti tjetër që e zhvillon me bashkëshorten e tij të dytë, Carla Pereyra. Ata kanë ndërtuar një rrjet imobiliar në qendër të Madridit me 180 apartamente dhe 7 ndërtesa, duke u bërë ndër më të njohurit në Spanjë.

Zemra e kësaj perandorie është “Carpersim SL”, kompania që menaxhon shumicën e investimeve. Sipas “Forbes España”, pasuria arrin gati 40 milionë euro; rreth 13.8 milionë në investime imobiliare dhe mbi 19 milionë në asete materiale. Më 2024, të ardhurat u trefishuan duke kaluar 330.000 euro, ndërsa kapitali neto arriti afro 20 milionë.

Në specialen “El imperio inmobiliario de Carla Pereyra” theksohet aftësia e saj për të kaluar nga apartamente individuale te komplekse të mëdha, duke maksimizuar fitimin për metër katror. Biznesi familjar është në rritje të shpejtë, ndërsa Simeone vazhdon të balancojë futbollin me një të ardhme të sigurt jashtë tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit