Carja kryeson renditjen në peshën 69kg, shtangistja kuqezi pret edhe rezultatin e Baterisë A për të prekur podiumin

22 Prill 2026
13:51
Telesport
back button

Në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, ku në pedanë është ngjitur sot shtangistja Enkileda Carja. Ajo garoi në Baterinë B të peshës 69kg, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

Në pritje që të nisë edhe Bateria A, Carja është aktualisht në vendin e parë, duke dominuar në të dyja stilet. Madje shanset për medalje janë të mira edhe pse garon me shtangiste shumë më të mëdha në moshë.

Në stilin e shkëputjes, Carja realizon me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 100kg e më pas 103kg. Në provën e tretë, ajo synon 105kg, por pa sukses. Gjithsesi, ajo ruan kreun në këtë stil në pritje të Baterisë a.

Në stilin e shtytjes përsëritet i njëjti skenar. Carja realizon me sukses dy privat e para, duke ngritur 121kg dhe 123kg. Në provën e tretë, shtangisjta kuqezi tenton 125kg, pa sukses, por ruan vendin e parë provizor.

Kështu, me 226kg në dy garësh, Enkileda Carja ndodhet në vendin e parë në pritje që të garojnë edhe 12 peshëngritëset e Baterisë A. Sipas Federatës së Peshëngritjes, Carja theu rekordin europian për të rinj në shkëputje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit