Besëlidhja dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Superligës në basketboll për meshkuj. Ato u kualifikuan pas ndeshjeve të treta gjysmëfinale luajtur të shtunën, duke fituar 3-0 serinë e takimeve.
Në kryeqytet, skuadra e Besëlidhjes mundi 95-78 Apoloninë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar (45-42), skuadra lezhjane shkëputet dhe fiton pa shumë probleme. Edmonds dhe Ridgnal realizuan nga 26 pikë secili për Besëlidhjen, ndërsa 27 pikët e Quincy për fierakët mbetën për statistikë.
Disi më e vështirë fitorja e Tiranës, që ashtu si në dy sfidat e mëparshme vuajti për të mposhtur Vllazninë. Në “Fahrie Hoti”, bardheblutë fituan 87-81 në sfidën e tretë, me miqtë që ishin në epërsi pas periodës së tretë (62-58). në cerekun e fundit Tirana përmbys gjithcka e fiton falë 31 pikëve të Massie.
Superliga-Meshkuj, gjysmëfinale play off
Nd.1, Besëlidhja – Apolonia, 93-71
Nd.1, Tirana – Vllaznia, 87-84
Nd.2, Apolonia – Besëlidhja, 74-97
Nd.2, Vllaznia – Tirana, 86-90
2 maj, Besëlidhja – Apolonia, 95-78 (3-0)
2 maj, Tirana – Vllaznia, 87-81 (3-0)







