Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku është i vendosur për t’iu bashkuar Napolit këtë verë.
Pas huazimit të sezonit të kaluar te Roma, Chelsea po kërkon një blerës për belgun.
Një rikthim në Serie A te Napoli është një opsion, ku Lukaku kërkohet nga ish-trajneri i tij tek Inter, Antonio Conte.
Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka bërër të ditur se: “Romelu Lukaku vazhdon të presë Napolin; ai dëshiron të punojë përsëri me Antonio Conte-n.
“Romelu do të ulë pagën e tij nga 11 milionë euro/neto në sezon në 6 milionë euro deri në qershor 2027 për të nënshkruar me Napolin.
“Marrëveshja varet nga negociatat Napoli-Chelsea dhe… largimi i Osimhenit, me PSG-në që po shtyn”.