Jurgen Uldedaj rikthehet në ring, mbron titullin kampion bote ndaj rivalit amerikan më 30 maj

19 Maj 2026
10:17
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, kampion bote në peshën “cruiserweight” (pesha deri 93kg) në kategorinë IBO, do të mbrojë gjerdanin në një duel me 12 raunde ndaj amerikanit Muhsin Cason.

Sfida mes dy boksierëve do të zhvillohet në “OVO Arena Wembley” të Londrës më 30 maj, një duel që parashikohet i fortë. Uldedaj synon të ketë një mbështetje të lartë të tifozëve kuqezinj në këtë sfidë.

Për 28-vjeçarin nga Lezha kjo do të jetë hera e parë që mbron titullin e fituar në tetor të vitit të kaluar, kur mposhti Rolly Lambert Fogoum. Të dy boksierët po kalojnë një formë të mirë sportive.

Uldedaj (21 fitore e 1 humbje në karrierë) i ka fituar 6 duelet e fundit, që e ngritën në majën e botës. Ndërkohë që rivali amerikan, 32 vjeç, nuk ka humbur asnjë duel në karrierën e tij (ka 14 fitore).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit