Europiani U-20/ Kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 18-të në Divizionin B

23 Korrik 2024
14:14
Telesport
back button

Në Pitesti të Rumanisë ka përfunduar Kampionati Europian i Basketbollit për djem, Divizioni B. Në këtë turne mori pjesë edhe vendi ynë, që në përfundim u klasifikua në vendin e 18-të mes 21 pjesëmarrësve.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Glen Prodani zhvilloi në total 7 ndeshje, duke fituar dy prej tyre dhe humbi 5 të tjera. Në fazën e grupeve (Grupi D), Shqipëria u rendit e fundit, duke i humbur të gjitha sfidat.

Më pas nisën ndeshjet për renditjen përfundimtare, ku kuqezinjtë fituan ndaj Moldasisë dhe Armenisë, duke bërë paraqitje të mirë. Gjithsesi, humbja e fundit ndaj Zvicrës pozicioni Shqipërinë në vendin e 18-të.

Kombëtarja U-20, djem

Shqipëri – Gjeorgji, 71-97 (Grupi D)

Shqipëri – Rumani, 44-81 (Grupi D)

Shqipëri – Bullgari, 47-96 (Grupi D)

Shqipëri – Estoni, 71-80 (Grupi D)

Shqipëri – Moldavi, 101-44 (vendet 17-21)

Shqipëri – Armeni, 88-72 (vendet 17-21)

Shqipëri – Zvicër, 51-94 (vendet 17-18)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit