Jose Mourinho pritet të ndryshojë komplet mbrojtjen aktuale te Real Madrid. “Los Blancos” mund të thuhet që kanë siguruar dy përforcimet e para në këtë repart për sezonin e ri.
I pari është Ibrahima Konate, i cili do të vijë falas. I dyti është Denzel Dumfries, për krahun e djathtë, për të cilin madrilenët do të paguajnë klauzolën e tij 20 milionë euro, brenda 15 korrikut.
Mourinho nuk mjaftohet me kaq dhe ka piketuar një tjetër përforcim për mbrojtjen. Bëhet fjalë për finalistin e Champions League, Riccardo Calafiori, i cili mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe në qendër të mbrojtjes.
Calafiori është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg nëse i referohemi Transfermarkt është 55 milionë euro. Por, sipas rpaortimeve të ndryshme, Arsenal do të hiqte dorë nga Calafiori, vetëm për një ofertë mbi 60 milionë euro.







