Abazaj në “kolaps”, i rrëmbejnë vendin dy adoleshentë

3 Dhjetor 2018
20:39
Eraldo Harlicaj
back button

U mendua se do të bënte hapin e madh në karrierë, por kalimi i Kristal Abazajt tek ekipi i Anderlecht-it nuk shkoi ashtu si pritej. Shqiptari nuk ka arritur të debutojë me ekipin belg dhe pas lënies jashtë nga lista e Europa Leagues goditja e madhe erdhi në kampionat ku nuk po grumbullohet në asnjë ndeshje. Pavarësisht se shpenzuan goxha për ta rrëmbyer nga Skënderbeu, ai ka ngecur me ekipin e dytë të belgëve.

Ndeshja e djeshme kundër Genk-ut e humbur me rezultatin 0-1 ishte një tjetër shuplakë e rëndë për shqiptarin. Abazaj nuk u preferua sërish nga tekniku Vanhaezebrouck, nuk ka asnjë çudi në këtë drejtim, por e habitshme është politika që ndjek Anderlecht-i. Klubi belg beson dhe investon shumë te talentët vendas dhe të akademisë. Skuadra humbi dje kundër Genk-ut dhe rrëshqiti në tabelë sërish, por kjo nuk pengoi klubin belg që të aktivizonte talentët e tyre.

Sulmuesi 16-vjeçar Jeremy Doku ishte supriza e bukur e ndeshjes. Ganezi që përfaqëson moshat e Belgjikës shihet si një nga lojtarët më premtues dhe tekniku nuk hezitoi t’i besonte disa minuta. Një tjetër adoleshent ishte Yari Verschaeren. Mesfushori 17-vjeçar luajti ndeshjen e tij të dytë dhe mori disa minuta në takimin kundër Genk-ut. Anderlecht-i kërkon që të promovojë futbollistët e rinj. Belgët njihen për akademitë e tyre të fuqishme. Politikat e tyre janë një shuplakë e fortë për të gjitha klubet shqiptare që synojnë “xhevahirët” jashtë vendit, por harrojnë se kanë elementë pozitivë dhe në vendin tonë. Në janar me shumë mundësi Abazaj do të largohet, e bashkë me të dhe një sërë drejtuesish që kanë dështuar në klubin belg.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit