Abissnet Superiore: As Orges Shehi nuk i bën dot “derman” Tiranës, fitore e madhe për Elbasanin. Bylis bën detyrën në shtëpi

8 Mars 2026
17:00
Telesport
back button

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për javën e 27-të në Abissnet Superiore. Në “Adush Muça”, Bylis fitoi 1-0 ndaj Vorës, falë golit të Ahmed Adepoju, i harruar totalisht nga mbrojtja kundërshtare dhe nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana është mposhtur 0-1 nga Elbasani. Orges Shehi pëson humbjen e dytë rresht pas rikthimit në krye të bardhebluve. Fatin e takimit e vebdosi goli i Ze Gomes në fund të pjesës së parë, i cili gjeti të papërgatitur mbrojtjen bardheblu.

Tirana mbetet në vendin e 9-të me 21 pikë, ndërsa Elbasani në vendin e dytë me 49 pikë. Në orën 18:00, luhet në Vlorë ndeshja e fundit për sot, ajo mes Flamurtarit të vendit të fundit dhe Vllaznisë kryesuese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit