Janë luajtur këtë pasdite ndeshjet e javës së 35-të për Abissnet Superiore, e cila është java e parafundit. Flamurtari ka barazuar 1-1 me Teutën, duke rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Teuta duhet të fitojë patjetër ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Egnatias për të qëndruar në Superiore.
Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi klasiken ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, falë golit të Rafa Freitas në pjesën e parë. Në javën e fundit, Tirana luan në transfertë ndaj Elbasanit. Dinamo ka barazuar 2-2 me Vorën, duke siguruar edhe matematikisht vendin e katërt që të dërgon në “Final Four”.
Nevil Dede e nis me këmbë të mbarë tek Egnatia, e cila fitoi 2-0 ndaj Partizanit. Bylis bëri detyrën në shtëpi duke fituar 2-1 ndaj Elbasanit. Finalja e vërtetë e javës së fundit do të jetë ajo mes Vorës dhe Bylis që do të përcaktojë ekipin qe do t’i bashkohet Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Po ashtu javën e fundit do të mësohet edhe ekipi që do të shkojë në play-out.








