ABISSNET SUPERIORE: Vllaznia bie në Ballsh, Elbasani bën detyrën ndaj Vorës. Nuk mungojnë protestat dhe kundërshtitë ndaj arbitrit

21 Shkurt 2026
16:06
Telesport
back button

Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës për javën e 25-të në Abissnet Superiore. Në Ballsh, Bylis ka bërë surprizën duke mundur 2-1 Vllazninë dhe duke i dhënë kështu fund ecurisë pozitive të shkodranëve.

Në “Adush Muça”, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, Stoliov zhbllokon rezultatin, duke shënuar një gol shumë të bukur me një goditje fantastike nga distanca.

Minutat shtesë ishin vërtet dramatike. Në 90+4′ Vllaznia pretendon për një prekje të topit me dorë brenda zonës dhe kërkon penallti. Arbitrja kryesore, Emanuela Rusta, sheh pamjet në ekran dhe vazhdon lojën normalisht.

Në minutën e 90+7′, duke qenë se Vllaznia ishte e gjitha në fushë kundërshtare në kërkim të golit të barazimit, Bylis përfiton nga kundërsulmi dhe vulos fitoren me golin e Sanogo.

Ndeshja nuk përfundon këtu, pasi kishte kohë edhe për një gol të shkodranëve, me anë të Ensar Tafili. Bylis fiton përfundimisht 2-1.

Në sfidën tjetër, Elbasani  fitoi 2-1 ndaj Vorës. Në minutën e 28-të, Olberkis shënon me kokë për vendasit, pas krosimit nga goditja e dënimit. Në minutën e 38-të, Igli Kasalla barazoi shifrat me një gol shumë të bukur. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Goli i fitores për Elbasanin do të vinte në minutën e 80-të, ku Loukili u pengua brenda zonës, arbitri drejtoi gishtin nga 11-metrat. Protesta të shumta nga Vora, stafi dhe futbollistët e ekipit kryeqytetas pretendonin për simulim nga sulmuesi verdheblu. Godet Arsen Lleshi, topi përfundon në rrjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit