Ajeti: Forca jonë është zemra, Reja është i zoti

4 Qershor 2019
15:09
Eraldo Harlicaj
back button

Arlind Ajeti ka qenë së bashku me sulmuesin Sokol Cikalleshin në konferencën e sotme për shtyp të kombëtares shqiptare. Ai vlerësoi në maksimum trajnerin Edy Reja dhe u shpreh se italiani ka përmirësuat atmosferën në skuadër. 

Reja – “Trajneri i ri më duket shumë mirë, kemi bërë stërvitje me intensitet. Atmosfera me lojtarët dhe stafin është shumë mirë. Një gjë e tillë mungonte prej kohësh”.

Mbrojtja – “Nuk kam përgjigje, nuk e di pse ishte ashtu. Ne mundohemi të japim maksimumin, pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Ka ndeshje që nuk luajmë mirë, por jemi të gjithë fajtorë, shpresoj në ndeshjen e radhës të përmirësohemi”.

Forca e ekipit – “Forca jonë është të luajmë me zemër, me mbrojtje të mirë dhe trajneri i ri na ka dhënë disa gjëra ekstra. Do mundohemi të përcjellim ato çfarë do trajneri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit