Allegri i kthen përgjigje të “përkëdhelurit” të tij: Eja te luash me fanellën e Milan

5 Qershor 2025
10:58
Telesport
back button

Një mesfushor largohet, Tijjani Reijnders praktikisht është Manchester City dhe një tjetër po vjen. Për ardhjen e Luka Modric në Milanello është vetëm çështje ditësh. Por manovrat në mesfushë nuk kanë përfunduar për Milan, që po studion të paktën një lëvizje më shumë.

Në shënjestër janë profilet e Samuele Ricci dhe Nicolò Rovella, por nëse do të ishte në dorën e trajnerit Massimiliano Allegri, me siguri do të fitonte emri i tretë: Adrien Rabiot. Marrëdhënia mes tyre është e fortë, e lindur kur të dy ishin pjesë e Juventus.

Pak ditë më parë mesfushori francez bëri një deklaratë të rëndësishme: “Në Marsejë luaj Champions League, por është e qartë se nëse Allegri më thërret, do të jem gjithmonë në dispozicion për të folur me të”.

Dhe përgjigjja e trajnerit nuk ka munguar. Allegri e telefonoi mesfushorin francez ditët e fundit duke e pyetur nëse do të ishte në dispozicion për transferim. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Juve, me kontratë edhe për një sezon, mund të lirohet për 10.5 milionë euro falë një marrëveshjeje verbale me Marsejën.

Për sa i përket pagës, shifrat janë të rëndësishme, por jo aq sa të përfaqësojnë një pengesë reale: Rabiot fiton 3.5 milionë euro në sezon, të cilat, me bonuse të lehta, arrijnë lehtësisht gjashtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit