Amorim i soset durimi me lojtarët: Duhet të shënojmë dhe fitojmë ndeshjet, kështu s’dilet nga kriza

2 Prill 2025
8:26
Telesport
back button

Duhej të ishte ndeshja e rilindjes së Manchester United, por “djajtë e kuq” u mundën 1-0 në fushën e Nottingham Forest në Premier League. Një rezultat që trajneri i United, Ruben Amorim, nuk e ka kapërdirë.

Ne e kontrolluam lojën, por e dinim gjithashtu që ky ekip mund të shënonte gola nga hiçi. Kur ata shënuan, ne e ndryshuam lojën tonë në krahasim me atë që dëshironin. U përpoqëm të krijonim raste, por na mungoi pasimi i fundit”, tha Amorim.

Më pas ai vazhdon me keqardhje: “Ky sezon është kështu, me probleme. Kemi pasur shumë goditje në portë, e kemi shtyrë kundërshtarin në zonën e tyre, por na ka munguar cilësia kur duhej të shënonim”.

Duhet të fitojmë ndeshjet dhe dje meritonim më shumë, kjo është e qartë. Gjithsesi, është faji ynë dhe duhet të jemi më të saktë para porte. Duhet të fitonim, por në fund humbëm tre pikë”, tha Amorim.

Unë e shoh në lojë se Manchester United po përparon, nuk mund të gënjej veten. Por është e qartë që ne duhet të fitojmë ndeshjet. Le të kalojmë në ndeshjen e radhës. Kemi Europa League dhe ndeshjen e radhës në Premier League dhe ky është qëllimi ynë”, tha Amorim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit