Ruben Amorim këmbëngul se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij te Manchester United, pavarësisht një tjetër humbjeje të thellë në Premier League, këtë herë ndaj Brentford. Trajneri portugez ka arritur vetëm nëntë fitore nga 33 ndeshje në Premier League.
“Gjithmonë ndihem rehat me punën që bëj“, tha Amorim për BBC kur u pyet për të ardhmen e tij. “Nuk jam i shqetësuar. Nuk është vendimi im. Do të bëj më të mirën që mundem çdo minutë që jam këtu. Nuk jam kurrë i shqetësuar për punën time, nuk jam ai lloj njeriu”, tha Amorim.
I pyetur në konferencën e tij për shtyp se mbi çfarë duhej të punonte Manchester United për ndeshjen e radhës, Amorim tha: “Puno për gjithçka. Zhgënjimi është për çdo gol që pësojmë. Për këtë duhet të punojmë gjatë javës. Kjo është zhgënjyese”.
“Mund të bëjmë më mirë me topin. Mund të kemi më shumë kontroll. Mund ta qetësojmë lojën atëherë kur duhet. Duhet të kemi më shumë personalitet për të kontrolluar ndeshjet dhe pastaj të luajmë më mirë”, tha Ruben Amorim.







