Mandati i Carlo Ancelotti si trajner i Bayern Munich përfundoi me një humbje 3-0 ndaj PSG-së në Champions League të vitit 2017. Në autobiografinë e tij të re, “Ëndrra”, trajneri italian u rikthye në temë, duke mos e fshehur zhgënjimin e tij:
“Ky rezultat ishte humbja më e rëndë e klubit në këtë garë në 21 vjet. Të nesërmen, bordi u mblodh dhe arriti në përfundimin se problemi isha unë”, deklaroi Ancelotti.
“Performancat e ekipit tonë që nga fillimi i sezonit nuk kanë përmbushur pritjet tona. Ndeshja në Paris tregoi qartë se nevojitej veprim“, shtoi trajneri aktual i kombëtares braziliane, duke cituar atë që tha Rummenigge asokohe.
“E pakuptueshme. Sezonin e kaluar, ne kishim dominuar, duke përfunduar 15 pikë përpara, pesë më shumë se sa kishte arritur Pep Guardiola në dy sezonet e mëparshme. Megjithatë, te Bayern, kjo nuk u konsiderua një sukses”, tha Ancelotti.







