Arabët kërkojnë Gennaro Gattuso në stol, ofertë e majme për trajnerin italian

13 Maj 2024
13:16
Telesport
back button

Gennaro Gattuso së shpejti mund të kthehet në detyrë. Interesimi për trajnerin italian vjen nga skuadra e Al-Taawoun, një klub që luan në kampionatin saudit. Lajmi konfirmohet nga “footmercato”.

Klubi arab i ka vënë në pjatë një kontratë shumë të majme trajnerit me origjinë nga Kalabria. Tani i takon Gatuso, i sapodalë nga shkarkimi nga Marseille shkurtin e kaluar, të vendosë nëse do të riniset karrierën nga Arabia, në një kampionat në kërkim të shikueshmërisë.

Al-Taaëoun, tashmë është i katërti në tabelën e renditjes, pak ditë para përfundimit të Ligës. Gattuso, i cili para aventurës në Francë kishte drejtuar Milan, Napoli e Valencia, tashmë duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit