Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Polonisë, në transfertën në Vardhavë, falë golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja dhe duke përfituar nga një gabim në prapavijën polake, Hoxha tregon gjithë klasin e tij dhe dërgon topin në rrjetë.
Në Bratislavë, Sllovakia po fiton 2-1 ndaj Kosovës pas 45 minutave të para. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.
Kosova është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.
Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënon direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muric dhe mbrojtjes po ashtu.







