FIFA ka zgjedhur arbitrin amerikan me prejardhje marokene, Ismael Elfath, për të vendosur drejtësinë në gjysmëfinalen e nesërme mes Anglisë dhe Argjentinës.
Performanca e Elfath ka qenë zhgënjyese në ndeshjet që ai ka arbitruar deri më tani, dhe shtypi anglez e ka sulmuar menjëherë FIFA-n për këtë vendim.
“Lionel Messi merr arbitrin e tij të preferuar për gjysmëfinalen e Kupës së Botës midis Anglisë dhe Argjentinës”, postoi llogaria zyrtare e Daily Mail në rrjetin social X.
Po ashtu pakënaqësitë e tifozëve anglezë në rrjetet sociale kanë qenë të shumta për këtë zgjedhje të bërë nga FIFA, në një sfidë delikate si ajo e nesërmja.
I gjithë dyshimi lind nga fakti që Elfath arbitron në MLS, aty ku ylli kryesor është padyshim Lionel Messi. Madje sipas pretendimeve të medieve angleze, Elfath është lënë shpesh në hije nga protestat dhe thirrjet e dyshimta të Messit, duke favorizuar gjithmonë lojtarin argjentinas.
Në këtë Botëror, 44-vjeçari ka drejtuar tre ndeshje deri tani, dy nga faza e grupeve dhe një në çerekfinale dhe pakënaqësitë në të treja ndeshjet kanë qenë të mëdha. Ai ka arbitruar Holandë-Japoni, Spanjë-Uruguaj dhe Brazil-Norvegji. Nesër do të jetë ndeshja e katërt për këtë Botëror për të.







