Arne Slot jep miratimin, Liverpool futet “all in” për mbrojtësin e majtë në Premier League

10 Mars 2025
17:21
Telesport
back button

Liverpool ka gjetur mbrojtësin e majtë të kërkuar prej muajsh. Ai është Milos Kerkez i Bournemouth dhe trajneri Arne Slot ka dhënë miratimin për blerjen e tij.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi i kuq u interesua për të që verën e shkuar, por ishte vështirë të gjehej një akord me Bournemouth.

Drejtori i Liverpool, Richard Hughes e njeh mirë mbrojtësin e majtë, ngaqë më parë ka punuar për Bournemouth. Arne Slot po kërkon edhe një qendërmbrojtës, por ende nuk ka emra konkretë.

21-vjeçari Milos Kerkez këtë sezon numëron 5 asiste dhe 2 gola në 28 ndeshje në Premier League. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2028.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit