Arteta beson të përmbysja: Diferencat mes ekipeve janë të vogla, duam të shkruajmë historinë

7 Maj 2025
8:21
Telesport
back button

Sot në mbrëmje, në “Parc des Princes”, do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në Champions League mes PSG dhe Arsenal. Parizienet fituan 1-0 në Londër ndeshjen e parë dhe janë favoritë, por anglezët nuk heqin dorë kollaj.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, tha: “Jemi këtu për të fituar. Kemi një tjetër mundësi të shkëlqyer për të bërë histori. Duhet të mësojmë nga gabimet tona në ndeshjen e parë të gjysmëfinale. Jemi ende një fitore larg finales”.

Mësuam shumë nga ndeshja e parë, e cila tregoi se sa të vogla janë diferencat midis dy ekipeve. Rezultati duhet të kishte qenë shumë i ndryshëm, kështu që është një tjetër mundësi për ta vërtetuar këtë dhe për të fituar të drejtën për të arritur në finale”, tha Arteta.

Më tej, spanjolli shtoi: “Jemi shumë të aftë të fitojmë. E bëmë në Evropë, pavarësisht vështirësive. Ndoshta askush nuk do të kishte thënë ndonjëherë se do të arrinim në këtë pozicion, kështu që le të shkruajmë historinë tonë”.

Trajneri konfirmoi disponueshmërinë e Riccardo Calafiori dhe Jurrien Timber për ndeshjen: “Calafiori ka udhëtuar, është në formë të mirë dhe gati të luajë kur të kemi nevojë për të, kështu që ky është një lajm i shkëlqyer. Timber do ta vlerësojmë sot nëse mund të fillojë apo jo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit