Arteta në alarm para ndeshjes në Champions, katër mbrojtës të dëmtuar brenda një jave

2 Prill 2025
9:47
Telesport
back button

Arsenal fitoi 2-1 ndaj Fulham, ndeshje ku spikat rikthimi në fushë dhe te goli i Bukayo Saka. Gjithsesi, një lajm i keq është dëmtimi i mbrojtësit Gabriel Magalhaes, që ka krijuar mjaft probleme në këtë repart.

Trajneri Mikel Arteta tashmë përballet me një ankth të madh për gjendjen fizike të katër mbrojtësve të dëmtuar përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid mesjavën e ardhshme.

Arteta tha: “Gabi ndjeu diçka në kofshë. Ne nuk e dimë se sa problematik është ky dëmtim”. Ndërkohë, Jurrien Timber gjithashtu u lëndua në këtë ndeshje, ndërsa Ben White dhe Riccardo Calafiori nuk u aktivizuan fare.

Edhe Timber pati një problem fizik. Ai arriti të vazhdonte të lunate por në një moment nuk mundi dhe u zëvendësua. Ne kemi humbur katër lojtarë në vijën e mbrojtjes në një javë”, tha i zhqetësuar Mikel Arteta.

Riccardo Calafiori u dëmtua kur luante me kombëtaren italiane, ndërsa Ben White u dëmtua në stërvitje. “Ky është një problem i vazhdueshëm për ne, por katër dëmtime në mbrojtje Brenda pak ditësh janë shumë”, shtoi Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit