Atalanta në hall, Gasperini bllokon transferimin e Berishës

25 Qershor 2019
11:29
Eraldo Harlicaj
back button

Atalanta është një nga ekipet me më shumë lojtarë në Seria A. Bergamezët kanë shumë futbollistë dhe një pjesë prej tyre i çojnë në huazime. Ekipi i Gasperinit ka momentalisht 6 portierë dhe duhet të zgjedhë 3 kryesorët për ekipin e parë. 

Titullar cilësohet Pierluigi Gollini, që i mori vendin Etrit Berishës, ndërsa si i tretë është konfirmuar Francesco Rossi, ndërsa Marco Carnesecchi dhe Boris Radunovic do të sistemohen në Seria B ose C. Problem mbetet emri i portierit të dytë. 

Berisha dhe Marco Sportiello janë kandidatët për rivalin e Gollinit, ndërsa SPAL-i synon të rrëmbejë njërin nga të dy portierët. Shqiptari dhe italiani duan të jenë titullar dhe të kenë minuta, prandaj dhe situata është paksa e vështirë. SPAL-i preferon Berishën, ndërsa Gasperini mbetet në mëdyshje, pasi ka besim absolut te shqiptari.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit