Las Palmas fiton në frymën e fundit dhe nxjerr përfundimisht nga gara për titull Atletico Madridin (video)

19 Prill 2025
22:59
Telesport
back button

Las Palmas ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në La Liga, duke fituar në frymën e fundit 1-0 ndaj Atletico Madridt, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të. SHIKOGOLIN

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë nga Javier Munoz. Me këtë humbje të marrë sot, Atletico Madrid duhet të kënaqet me vendin e tretë këtë sezon. “Colchoneros” renditen të tretët me 63 pikë, tre pikë më pak se Reali i vendit të dytë, i cili luan nesër ndaj Athletic Bilbao dhe dhjetë pikë më pak se Barcelona e vendit të parë.

Një sezon i dështuar ky për Atletico Madridin, pasi nuk ka arritur asnjë nga objektivat e fillim sezonit, ku pretendonte të paktën për një trofe dhe që do të rivalizonte deri në fund Barcelonën dhe Realin në garën për titullin.

Ndërsa Las Palmas renditet në vendin e 17-të dhe është në rrezik serioz për të rënë nga La Liga, kur duhen edhe 6 javë nga fundi i sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit