I papërmbajtshëm: Bakaj mposht Shevchenkon dhe i jep fitoren ekipit! (VIDEO)

6 Korrik 2019
19:49
Anton Cicani
back button

Gjashtë gola deri tani në 14 ndeshje! Elis Bakaj e ka nisur sezonin në Bjellorusi ashtu si e mbylli vjet. Futbollisti shqiptar nuk ka ndër mend të ndalet dhe sot realizoi dopietë deçizive në fitoren ndaj FC Minsk, ku u dallua gjithashtu me dy gola Yevgeniy Shevchenko, 23 vjeç, i cili ishte më i miri për miqtë.

Por, në fund, pas një ndeshje me emocione, fitoi me rezultatin 3-2 skuadra e Shakhtyor Soligorsk. Bakaj realizoi në hapje dhe në mbyllje, penallti deçizive, teksa miqtë kishin mbetur me dhjetë futbollistë.

Skuadra e Bakajt mban vendin e tretë në tabelën e renditjes.               

Lajme të tjera

Lajmet e fundit