Milan dhe Fiorentina u përballën sonte në “San Siro” për javën e 31-të në Serie A. Milan vinte në këtë takim pa ndonjë motivim të madh, duke qenë jashtë çdo objektivi për këtë sezon, ndërsa Fiorentina është në garë për një vend për në Europë.
Miqtë befasuan kuqezinjtë duke qenë në avantazhin e dy golave brenda 10 minutave të para. Në minutën e 7-të, Malick Thiaw dërgon topin në rrjetën e tij pasi një aksioni të shpejtë të miqve.
Tre minuta më vonë, Fiorentina shënon golin e dytë me të zakonshmin e këtij sezoni, Moise Kean, pas asistit të Dodo. Në minutën e 23-të erdhi reagimi i kuqezinjve, ku shënoi Tammy Abraham. Anglezi bëri vetë gjithçka bukur dhe pas një kombinimi me Pulisic, dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Fiorentinën.
Milan barazon shifrat në minutën e 64-të me Luka Jovic, goli i tij i parë për këtë sezon në Serie A. Pas një topi të Fofana dhe hutimit të mbrojtësve miq, sulmuesi serb përfiton dhe barazon shifrat. Në minutën e 88-të, Fiorentina shënon golin e tretë pas një super aksioni. Fagioli asiston bukur për Dodo, ky i fundit me një goditje direkte dërgon topin në rrjetë. Festa e madhe e Fiorentinës prishet nga ndërhyrja e VAR-it, e cila e anulon golin për pozicion jashtë loje. Rezultati përfundimtar, Milan-Fiorentina 2-2.
Pas kësaj fitoreje, Fiorentina renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë, dy pikë më pak se Bologna e vendit të katërt, vend që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.







