Ekipi kosovar i Bashkimi është shpallur fitues i Ligës Unike në basketboll për femra për edicionin sportive 2025-2026. Në finalen e luajtur në Prizren, skuadra e Bashkimi mundi 73-63 ekipin e Peja 03 në derbin kosovar.
Një fitore me përmbysje e skuadrës së Bashkimi, që në pjesën e dytë arriti të rikuperojë disavantazhin prej 16 pikësh që kishte në pjesën e parë (42-26). Në gjysmën e dytë Bashkimi dominoi, me Mead që realizoi 33 pikë.
Në vendin e tretë u klasifikua Tirana, që mundi 78-73 Flamurtarin në derbin shqiptar. Një përballje me rivalitet gjatë gjithë kohës, me një epërsi të lehtë të bardhebluve. Daleva me 23 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa 31 pikët e Cluse për vlonjatet nuk mjaftuan për fitoren.
Liga Unike-Femra, Gjysmëfinale
Peja 03 – Tirana, 86-78
Bashkimi – Flamurtari, 81-63
Vendet 3/4
Tirana – Flamurtari, 78-73
Finale
Peja 03 – Bashkimi, 63-73







