Bayer Leverkusen kërkon të kthejë në bazë mbrojtësin gjerman që luan me Milan

28 Mars 2025
9:14
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Leverkusen, sipas të përditshmes gjermane “Sport Bild” është e interesuar të rikthejë në bazë mbrojtësin Malick Thiaw, që luan me Milan. Ai ka qenë një sezon në sektorin e të rinjve të skuadrës së “aspirinave” në Bundesliga.

Mediat konfirmojnë se kanë nisur kontakte konkrete mes klubit dhe agjentit të lojtarit. Thiaw, 24 vjeç, është në sezonin e tij të tretë me kuqezinjtë (1 gol në 80 ndeshje zyrtare) dhe nuk është se aktivizohet rregullisht.

Kampionët gjermanë janë në kërkim të një lideri të ri në mbrojtje për të zënë vendin e Tah dhe kanë identifikuar Thiaw si profilin e përsosur. Një futbollist që më parë ka luajtur edhe me Schalke 04 në Bundesliga, ndaj e njeh mirë këtë kampionat.

Thiaw, me origjinë senegaleze dhe finlandeze, ka luajtur edhe me kombëtaren gjermane. Kontrata e tij me Milanin skadon në vitin 2027 dhe për momentin drejtuesit e ekipit italian nuk kanë diskutuar për një zgjatje të mundshme të saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit