Bayern fiton, por festa e titullit shtyhet për javën tjetër! Leverkusen bën detyrën, Dortmund fiton në frymën e fundit

26 Prill 2025
17:29
Telesport
back button

Janë luajtur këtë mbasdite ndeshjet e javës së 31-të në Bundesligë. Bayern Munich fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Mainz. Serinë e golave e hapi Leroy Sane në minutën e 27-të. Në minutën e 39-të, Michael Olise do të shënonte golin e dytë pas një aksioni të bukur. Në minutën e 84-të, Eric Dier do të shënonte me kokë golin e tretë pas krosimit nga goditja e këndit nga Olise.

Festa e titullit për bavarezët shtyhet për javën tjetër, pasi Leverkusen bëri detyrën duke fituar në shtëpi 2-0 ndaj Augsburg. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Schick dhe Buendia në pjesën e parë. Distanca mes dy ekipeve mbetet 8 pikë, ndaj Bayernit do t’i mjaftontë 1 pikë javën e ardhshme për t’u shpallur zyrtarisht kampion.

Dortmund mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë 2-3 ndaj Hoffenheim. Serinë e golave për verdhezinjtë e hapi i zakonshmi Guirassy në minutën e 20-të, i cili më pas do të humbte edhe një penallti. Hlozek do të barazonte shifrat për vendasit në minutën e 60-të, por Julian Brandt do të rikthente Dortmund sërish në avantazh në minutën e 74-të. Vendasit do të barazonin shifrat në minutat shtesë, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe shënuan me Anton në minutën e 95-të golin e fitores së madhe.

Me këtë fitore, Dortmund renditet në vendin e gjashtë me 48 pikë, 3 pikë larg vendit të katërt që të dërgon në Champions dhe mbahet nga Freiburg, i cili fitoi në transfertë 0-1 ndaj Wolfsburg duke marrë 3 pikë të arta.

SHIKOGOLAT BAYERN-MAINZ

SHIKOGOLAT LEVERKUSEN-AUGSBURG

SHIKOGOLAT HOFFENHEIM-DORTMUND

Lajme të tjera

Lajmet e fundit