Edhe pse duhet gati një muaj që 8 skuadrat më të mira në Europë të rikthehen të luajnë në Champions League (luajnë sërish në prill), klubet janë duke bërë planet e tyre.
Te Bayern Munich mund të kenë një mungesë të rëndësishme në dy takimet çerekfinale ndaj Inter. Aleksandar Pavlović, talenti 21-vjeçari mesfushës bavareze, ka mononukleozë (një infeksion ngjitës).
Në raste të tilla të lehta, mjekët rekomandojnë pushim prej rreth një muaji, por nëse problemi vazhdon, sëmundja konsiderohet të jetë e ashpërsisë mesatare dhe pritet një mungesë rreth dy muajsh.
Sipas “Bild”, prania e tij për ndeshjen e parë çerekfinale është në dyshim, pasi do të duhet kohë që kjo sëmundje infektuese të largohet. Ai do të mungojë këtë fundjavë në përballjen ndaj Union Berlin.
Stafi mjekësor do të synojë që ai të jetë gati sa më shpejt, por ai do të mungojë edhe në kombëtare, në grumbullimin e javës së ardhshme. Rikthimi i tij në fushë është në dyshim.







