Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Union Berlin, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.
Goli i parë i takimit do ë vinte në minutën e 75-të, pas një kombinimi perfekt Olise-Stanicic-Sane, do të ishte pikërisht anësori gjerman që do të dërgonte topin në rrjetë.
Vendasit barazojnë shifrat në minutën e 82-të me Hollerbach, i ndihmuar nga gafa e portierit të bavarezëve Jonas Urbig, i cili nuk arriti të kontrollonte topin në mënyrën e duhur.
Rezultati përfundimtar mbetet 1-1. Bayern kryeson me 62 pikë, 9 pikë më shumë se Leverkusen e vendit të dytë, ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso luan nesër dhe në rast fitoreje do ta shkurtojë diferencën me vendin e parë në 6 pikë.







